Kanosje, vjedhje dhe ngacmim seksual, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi dyshohen se kanosur dhe ngacmuar seksualisht. Bëhet fjalë për shtetasin GJ.I., 37-vjeç që dyshohet se ka kërcënuar bashkëjetuesen e tij dhe  shtetasin J. Ç., 29 vjeç, që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 30-vjeçare dhe i ka vjedhur celularin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Gj. I., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. Ç., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 30-vjeçare dhe i ka vjedhur celularin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.