Kanosi me kallashnikov një person në restorant, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Bruksel
Është arrestuar në Belgjikë nëj 30-vjeçar shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për një ngjarje të ndodhur në Shkodër në vitin 2023.
Shtetasi M. P., 30 vjeç, rezulton i shpallur në kërkim pasi ka kanosur me kallashnikov në ambientet e një restoranti në Shkodër, një person me të ishte konfliktuar.
Ai u arrestua ngashërbimet e Interpolit në Bruksel dhe pritet ekstradimi në Shqipëri për t’u përballur me akuzat.
“Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.