“Kanë porositur vrasjen time”, denoncimi në policinë e Kosovës: Më kanë vjedhur llogarinë e Facebook dhe…


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ku një person ka denoncuar se mund të jetë subjekt i një vrasjeje.

Sipas njoftimit, një shtetas i Kosovës ka denoncuar se i është hakuar profili i rrjetit social “Facebook”.

Ky person pretendon që pas disa ditësh është njoftuar se ndaj tij është porositur edhe vrasja.

Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e çështjes.