Kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula: Do jem zëri i të rinjve dhe pensionistëve që problematikat e tyre të marrin zgjidhje njëherë e mirë

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, njësia administrative nr.1, Tedi Mula ka postuar një video në rrjetet sociale me një mesazh dhe thirrje për ndjekësit e qytetarët.

Mula shprehet se do të jetë zëri i të rinjve që janë shkolluar dhe ende nuk kanë gjetur një punë në profesion. Gjithashtu shprehet se do të jetë zëri i pensionistëve që sipas tij kontributet e tyre në rini, nuk po ju shërbejnë si ndihmë në këtë moshë.

STATUSI I PLOTË:

Ata kanë lindur, janë rritur, shkolluar, kanë punuar, vazhdojnë të punojnë e kërkojnë punë në Tiranë. Ata janë pensionistë dhe kontributet e tyre në rini, nuk po ju shërbejnë si ndihmë në këtë moshë! Ajo është një nënë, si mijëra nëna të tjera, që punon nga mëngjesi në darkë dhe kur shkon në shtëpi nuk ka as ujë!

Ai është një i ri, si shumë të rinj të tjerë, i shkolluar, i diplomuar dhe nuk gjen një vend pune në profesion! Unë do të jem zëri i secilit prej tyre! Do bërtas fort që këto problematika të marrim zgjidhje njëherë e mirë! Në 11 maj voto numrin 11 Voto PSD. Voto Tedi Mula. Bashkë mund t’ia dalim! Misioni vazhdon!