Kandidati i PD, Viktor Tushaj: Ta bësh Shqipërinë madhështore do të thotë ta fusësh në shinat e një normaliteti
Në një intervistë për “Euronews Albania”, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Viktor Tushaj, theksoi se programi i tyre synon të ndalë shpopullimin dhe të rikthejë normalitetin në vend. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të ndërtohet mbi koncesione të panevojshme, por përmes investimeve në paga, arsim dhe bujqësi.
“Ajo që kurbinasit, mirditorët apo lezhjanët i preukopon në mënyrë të vazhdueshme është qeverisja e keqe, e papërgjegjshmja. Nuk mundet që shkollat që kanë pasur nxënës, përshembull në Mirditë, sot është e mbyllur. Para shumë vitesh në shkollat e fshatrave afër Lezhës kishte klasa paralele, të pesta, të gjashta, të shtata, sot ka klasa kolektive. Pra nxënësi i klasës së pestë mëson së bashku me nxënësin e klasës së gjashtë dhe me atë të shtatë. Këto janë problematika të të gjithë Shqipërisë. Premtimet elektorale janë të thjeshta Jonida, ta bësh Shqipërinë madhështore do të thotë ta fusësh në shinat e një normaliteti. Normaliteti do të thotë tu shtosh pensionin pensionistëve, ti ke bërë gjënë më normale. Sepse ti fshihesh pas gishtit, me çfarë mund të jetojë një pensionist kur merr vetëm 90 mijë lekë të vjetra. Apo me këto rroga qesharake që janë në Shqipëri? Si mund të mos ndodhë shpopullimi? Si mundet ta vësh bujqësinë në efiçensë me këtë lloj mbështeteje që i ka dhënë qeveria kur as 6% të GDP-së nuk mbështetet bujqësia shqiptare. Kur Maqedonia shkon deri në 60% e pastaj rriten eksportet. Sot të dhemb shpirti kur shikon fushat e Zadrimës, Torovicës, Kurbinit, Mamurrasit, por edhe pjesët që mund të jenë të punueshme në Mirditë, janë të papunuara, për shkak të mungesës së mbështetjes, qeveria nuk u aka dhënë kurrë. Akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet e para shumë vitesh njerëzit kur u përmbytën. Si mund ta marrë kurajon një bujk që ta punojë përsëri tokë me riskun që mund të përballet me të njëjtën fatkeqësi. Pra kur një shtet nuk të gjendet për arsimin, me 2.5% ti mendon se mund ta ngresh arsimin aty ku duhet, minimuni duhet të ishte 5% e GDP-së mbështetja si për arsimin dhe për shëndetësinë. Si mund të marrësh ilaçet? Me këto ilaçe skandaloze që ne jemi të detyruar të porosisim fëmijët tanë që të na i sjellin nga Italia apo Greqia” tha ndër të tjera, Viktor Tushaj.