Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor duke hyrë në qendrat e votimit

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun Fier në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ditës së sotme kanë thyer Kodin Zgjedhor, duke hyrë brenda qendrave të votimit. Luan Baçi, Gentian Çela dhe Eduart Sharka janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit.

Kandidati Baçi ndodhet shumë pranë qendrave të votimit numër 2994 dhe 2994/1 në qytetin e Fierit. Ndërkohë, kandidati Çela ka qenë në Çiflik në qendrën e votimit numër 2918. Edhe kandidati tjetër, Eduart Sharka është filmuar në qendrën e votimit 2906 në Fier Shegan, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor.