Kandidati për kryeministër i Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë aktin demokratik.
Pasi hodhi votën e tij në kuti, kreu i LDK e konsideroi një ditë feste.
“Falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste dhe inkurajoj çdonjërin që të votoj. Ushtrojeni të drejtën tuaj demokratike për të bërë zërin tuaj që të dëgjohet, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Është ditë feste, për LDK për popullin e Kosovës. Shpresojmë që qytetarët të shfrytëzojnë këtë akt demokratik dhe të mos ndikohen për të ushtruar të drejtën e votës dhe të vendosin për qeverinë e 4 viteve të ardhshme” tha Abdixhiku.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ