Kanceri i mori jetën aktorit, vajza e Mirush Kabashit zbulon detajin që i kushtoi vdekjen

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, vajza e tij, Mendi Kabashi, ka ndarë disa nga emocionet dhe kujtimet për të atin dhe luftën e tij me kancerin. Ajo tregoi se aktori u diagnostikua gabim nga mjekët shqiptarë.

“U kap në një fazë shumë të vonë dhe nuk u diagnostikua në kohë, nuk dua ta them, por do e them, nga doktorët shqiptarë. U diagnostikua në mënyrën e gabuar dhe Mirushi nuk është sot mes nesh sepse shumë gjëra u bën gabim këtu. U trajtua në Turqi, fillimisht pati një diagnozë të gabuar, kur shkuan te e sakta, ishte shumë vonë. Babi ka qenë shumë neglizhent për shëndetin. U mor me gjithçka dhe më të gjithë dhe la vetën pas dore. Paçka gjithë përpjekjeve të time mëje që ai të kujdesej dhe të shkonte në kontrolle, e kapi në fazë të fundit kancerin”, rrëfeu ajo.