Kancelari gjerman uron Ramën në shqip për fitoren: Pres me padurim takimin tonë të parë në Samitin Europian në Tiranë!

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Merz e nisi urimin në shqip, duke shkruar “Shumë urime” për Ramën.

Në vazhdim, kancelari gjerman shkroi në anglisht, duke theksuar se pret me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe takimin e parë me Ramën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

“Urime Edi Rama për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten,” shkroi Merz.