Kancelari gjerman Friedrich Merz mbërrin në Shqipëri, pritet nga Rama: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të vendeve të BE

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku u prit nga kryeministri Edi Rama në ambientet e posaçme të ngritura për këtë ngjarje në qendër të kryeqytetit shqiptar.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Merz u shpreh i lumtur që ndodhet në Tiranë për këtë samit historik dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve europiane.

“Jam i lumtur të jem këtu. Po shoh të takoj shumë liderë evropianë dhe të bashkëpunojmë më ngushtë. Qëllimi im është të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të vendeve evropiane, por edhe me vendet e tjera. Jam i lumtur që jam këtu,” deklaroi Merz, i cili së fundmi ka marrë detyrën e kancelarit të Gjermanisë.