Kamza tronditet nga plumbat, si Enedjon Kaçi u bë shenjestër e dy autorëve 24-vjeçarë

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kamzës, për shkak se dyshohet se janë të përffshirë në atentatin e ndodhur në qytetin e Kamzës.

Në kërkim për këtë ngjarje janë dy 24-vjeçarë, Dejvi Mullai, Fabion Kurti si dhë 30-vjeçari Enedjon Kaci, të tre banues në Kamzë.

Nga hetimet ka rezultuar se është qëlluar me breshëri nga një armë e dyshuar automatike, në drejtim të makinës “Land Rover” me të cilën lëvizte 30-vjeçari Enedjo Kaçi. Nga ajo cfarë është zbuluar nga kamerat e sigurisë, rezulton se ndaj 30-vjeçarit është qëlluar nga një automjet tip “BMW x5”, brenda të cilës kanë qënë dy autorët e dyshuar Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka kapur shënjestrën Enedjon Kaçin.

Pasi kanë kryer këtë atentat, Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti janë larguar me shpejtësi, në drejtim të qëndrës së Kamzës shumë pranë komisariatit nr.5, por pavarëisht kësaj nuk janë pikasur nga uniformat blu.

Dy autorët e këtij atentati, kanë braktisur makinën e përdorur “BMË X5” në rrugën “Valeta”, në Kamëz ndërsa më pas dyshohet se janë larguar me një tjetër makinë tip “Golf” ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë pas ngjarjes, shënjestra e këtij atentati, Enedjo Kaçi, ka lëvizur në drejtim të Kodër Institutit, ku ka braktisur makinën e tij pranë një karburanti duke e lënë në nja garazh. Pas hetimeve policia ka zbuluar se në krahun e majtë të këtij automjeti ka pasur dëmtime të shkaktuara nga plumbat.