Kampione Europe ‘nga shtëpia’, Luiza Gega e artë në 3000 metra me pengesa

Luiza Gega në majën e atletikës Europiane.

Sportistja shqiptare arriti të ‘rrëmbej’ medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Poloni. Gega, e cila garoi të enjten shënoi kohën më të mirë në këtë distancë, duke e ndalur kronometrin në 9 minuta 17 sekonda e 31 të qindat.

Një sukses i arritur në divizionin e tretë të garës, për të mos u thyer as në garën e kësaj të diele, me që e përshkroi distancën me kohën

Ky ishte triumfi i 11 i Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009. Atletja shqiptare barazon rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio.  Më parë ky rekord mbahej nga rusja Yuliya Zaripova i vendosur në Bergen në 2010.

Më 20 qershor, Gega triunfoi edhe në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor, ku Shqipëria synon pikë të vlefshme për kualifikueset e Olimpiadës së vitit të ardhshëm në Paris.