Kamëz/ Konflikti mes dy personave denigron në të shtëna me armë zjarri
Të shtëna me armë zjarri në Kamëz.
Burime konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur pas një debate mes 2 persona dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
I plagosur ka mbetur 25-vjeçari, Mikel Xhetani. Ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.