Kamera në tualet? Banorët e BBV të pakënaqur me survejimin, reagon regjisori: Ja e verteta

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania kanë ngritur një problem që mesa duket ka filluar ti shqetësojë.

Ata shprehen se në tualetin  e shtëpisë së famshme mund të ketë kamera.

Banorët Tani, Ermiona, Luizi dhe Valbona po bisedonin gjatë orëve të vona të natës. I indinjuar, Tani tha se kjo gjë nuk mund të bëhet, e për t’ia mbështetur fjalën, Ermiona tha se kamerat brenda banjos lënë një person me trauma.

Sapo Luizi nisi të fliste, u dëgjua një zhurmë e madhe. Të gjithë banorët ndaluan, ndërsa Maestro, i cili ishte në dhomë tjetër, hyri dhe pyeti se ç’ishte ajo zhurmë. Siç duket, ajo ishte shenja e ‘Vëllait të Madh’ që tregon se nuk duhet të flitet për këto tema. Pas këtij sinjali, të gjithë banorët ndaluan së foluri për atë temë.

Por i pyetur për këtë temë regjisori i BBVA, Eduart Grishaj, tha se shtëpia ka gjithsej ka 73 kamera  që xhirojnë 24 orë, 104 kur bashkohen edhe me kamerat e spektaklit.