Kamala Harris pranon humbjen dhe telefonon Trump, kërkesë të rëndësishme për presidentin e SHBA

Kamala Harris ka pranuar humbjen e zgjedhjeve presidenciale.

Kandidatja demokrate ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Donald Trump. Mediat amerikane konfirmojnë një fakt të tillë.

Sipas një ndihmësi të Harris, Kamala i telefonoi Trumpit “për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024″. Kamala Harris diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët”.