Kamala Harris kryeson ndaj republikanit Donald Trump me 45% kundrejt 41%
Kandidatja për presidente Kamala Harris kryeson ndaj republikanit Donald Trump me 45% kundrejt 41% sipas një sondazh të Reuters/Ipsos. Avantazhi prej 4 pikë përqindjeje midis votuesve të regjistruar ishte më i madh se një avantazh prej 1 pikësh që kishte Harris ndaj ish-presidentit në një sondazh të fundit të korrikut të Reuters/Ipsos. Sondazhi i ri tregon se Harris po merr mbështetjen e shumë grave.
Harris kryeson me 49% kundrejt Trump që është në 36% ose 13 pikë përqindjemidis votuesve femra ashtu edhe votuesve hispanikë. Në katër sondazhe të Reuters/Ipsos të kryera në korrik, Harris kishte një epërsi 9 pikë mes grave dhe 6 pikë epërsi midis hispanikëve.
Trump kryesoi mes votuesve të bardhë dhe meshkujve, të dy me diferencë të ngjashme si në korrik. Gjetjet ilustrojnë se si po ndryshon trajektorja e garës presidenciale në SHBA gjatë verës. Pas tërheqjes së Biden nga gara Harris ka fituar terren kundër Trump në sondazhet kombëtare dhe ato në shtetet kritike.
“Është e qartë se kandidimi kundër Harris është më sfidues për Trump duke pasur parasysh ndryshimin në këto shifra, por sigurisht që nuk është i pakapërcyeshëm,” tha Matt Wolking, një ekspert që punoi në fushatën e Trumpit 2020.
Rreth 73% e votuesve të regjistruar si demokratë në sondazh thanë se ishin më të emocionuar për të votuar në nëntor pasi Harris hyri në garë. 52% e votuesve në sondazhin e gushtit u shprehën se do të votojnë Harris për ta mbështetur atë si kandidate dhe jo për ta kundërshtuar kryesisht Trumpin pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tij.
Harris, nga ana tjetër, kishte një avantazh 47% deri në 31% në politikën e abortit. Çështja është e rëndësishme për demokratët pasi Gjykata e Lartë konservatore e SHBA-së në vitin 2022 hodhi poshtë të drejtën kombëtare të grave për abort. Rreth 41% e votuesve në sondazh dhe 70% e demokratëve shprehen se janë të shqetësuar se presidenti i ardhshëm mund të nënshkruajë një ndalim kombëtar për abortet.