Kamala Harris certifikon fitoren e Donald Trump si president i SHBA, një hap më pranë Zyrës Ovale

Donald Trump është zyrtarisht presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kongresi certifikoi zyrtarisht fitoren e kandidatit republikan në zgjedhjet e vitit 2024. Ky ishte hapi i fundit përpara inaugurimit të Trump më 20 janar.

Zëvendëspresidentja, por edhe rivalja në zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris kryesoi certifikimin e fitores së Trump, pasi humbi ndaj tij në zgjedhjet e nëntorit që panë republikanët të humbnin garën në Presidencë dhe të dy dhomat e Kongresit.

Trump tha në Truth Social përpara certifikimit, “KONGRESI CERTIFON SOT FITOREN TONË TË MADHE TË ZGJEDHJEVE — NJË MOMENT I MADH NË HISTORI”

Ligjvënësit u mblodhën në Capitol Hill për të certifikuar zgjedhjet. Udhëheqësit e Kongresit u kishin kërkuar ligjvënësve të qëndronin në kryeqytetin kombëtar gjatë fundjavës për të shmangur problemet e mundshme të udhëtimit.