“Kam pasur probleme me familjarë” – Kozzaku rrëfen të vërtetën e largimit të tij

Pas disa javësh mungesë të papritur në TikTok dhe Instagram, Kozak Braçi, një nga figurat më të zëshme të rrjeteve sociale shqiptare, ka bërë rikthimin e tij të shumëpritur. Ndjekësit kishin vënë re heshtjen e tij të pazakontë dhe ishin të shumta pyetjet rreth gjendjes së tij personale.

Në një postim të fundit në Instagram, Kozzaku ka ndarë me ndjekësit arsyen e vërtetë të shkëputjes: një situatë e ndërlikuar familjare që e ka prekur thellë emocionalisht.

“Kam pasur probleme me familjarë,” – shkruan ai shkurtimisht, duke lënë të kuptohet se disa persona të afërt janë përballur me probleme shëndetësore serioze.

Pas kësaj pauze për reflektim dhe përballje me vështirësitë, Kozaku premton një rikthim “të zjarrtë”, duke lajmëruar një LIVE special për sonte në orën 22:00, ku pritet të flasë hapur dhe ndoshta të zbulojë më shumë nga ajo që ka kaluar.