“Kam një djalë shumë të gjatë, keni dëgjuar ndonjëherë për të?” Barron Trump “vjedh” gjithë vëmendjen me gjestikulacinet e tij në inaugurimin e të atit

Djali 18-vjeçar i presidentit Donald Trump, Barron, ka bërë një moment të paharrueshëm gjatë fjalimit të të atit në Capital One Arena në Uashington DC. Gjatë prezantimit të Barron, Trump tha: “Kam një djalë shumë të gjatë Barron, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”, një deklaratë që u pasua nga brohoritje të fuqishme nga turma.

Barron u ngrit  në këmbë dhe përshëndeti publikun me gjestikulacione, duke shkaktuar një valë entuziazmi dhe ovacionesh. Ky moment ka tërhequr gjithë vëmendjen, duke bërë që Barron të bëhet një nga figurat më të komentuar të ngjarjes.

Trump, me një shkrirje humoristike, e vlerësoi djalin e tij si një faktor kyç për arritjen e fitores, duke thënë se Barron ka ndihmuar që të afrojë të rinjtë më shumë me fushatën e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë.