“Kam muaj pa parë vajzën, paraja e prostitutës…” Fero i rikthehet rep-it, sulmon ashpër Arbenitën! Përmend motrën e presidentes Osmani…
Pas dy vitesh pauzë, reperi Fero është rikthyer në muzikë me një këngë që tingëllon si një diss për ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli. Ai ka ndarë në Instagram disa fraza nga kënga e re, ku aludon se modelja nuk e lejon të takojë vajzën e tyre.
“Nuk e kam parë vajzën që tetë muaj… i çoj të fala motrës së presidentes,” këndon Fero në këngën e tij, duke iu referuar avokates së Arbenitës, e cila është motra e presidentes Vjosa Osmani.
Në vargjet e tjera, ai përdor një gjuhë të ashpër ndaj ish-bashkëshortes dhe sugjeron se po i rikthehet fuqishëm skenës muzikore:
“Paraja e prostitutës është më e forta e therës… miliona presin te dera, ndërsa estrada ka vdekur, mos u bëni merak, i çon prej varrit baba.”
Fero hoqi dorë nga muzika në vitin 2022 për t’iu përkushtuar fesë islame, por pas divorcit me Arbenitën dhe martesës së re me modelen Nita Bajrami, duket se ka vendosur të rikthehet. Konflikti i tij me Arbenitën është bërë publik muajt e fundit, me reperin që e ka akuzuar modelen për ndarjen e tij nga vajza e tyre.