“Kam marr më të mirat nga ajo me ty”, OlsI Bylyku surprizon “Live” në shtëpinë e BBVA4 Eglin

Spektakli i “Big Brother VIP Albania 4” solli një moment të papritur dhe mjaft emocional për një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni, Egli Tako.

Në një befasi të veçantë, ish-partneri i saj i njohur, Olsi Bylyku, u shfaq në dhomën e surprizave për ta takuar atë.

Ky moment u prit me shumë emocion, si nga Egli, ashtu edhe nga publiku, pasi dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një kohë të gjatë.

Edhe pse tashmë të ndarë dhe secili ka vazhduar jetën përpara, Olsi dhe Egli treguan një respekt të ndërsjellë dhe një komunikim të ngrohtë, duke dëshmuar se raportet e shkuara mund të ruhen me dinjitet.

Olsi, i cili ka krijuar një jetë të re jashtë vëmendjes së BBVA, nuk nguroi ta mbështesë Egli-n në rrugëtimin e saj në këtë format.

Nga ana tjetër, Egli gjatë qëndrimit në shtëpi ka krijuar një lidhje të re me Gjestin, një tjetër konkurent mjaft i komentuar i këtij edicioni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)