“Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, Jozi habit banorët me deklaratën e tij

Në një lojë të zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Jozi ka surprizuar banorët me deklaratat e tij, duke shkaktuar të qeshura dhe konfuzion. Loja konsistonte në faktin që secili banor duhej të tregonte dy të vërteta për veten dhe një gënjeshtër, ndërsa të tjerët duhej të dallonin se cili ishte fakti i pavërtetë.

Jozi vendosi tre ‘fakte’ që lanë pa fjalë banorët:
1. “Kam shoqëri me Dua Lipën”
2. “Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”
3. “Kam pasion kuajt”

Banorët u përpoqën të gjenin cilat nga këto deklarata ishin të vërteta dhe cilat jo, por loja mori një kthesë interesante kur u zbulua që Jozi kishte gënjyer për të parën dhe të dytën. E vetmja e vërtetë në mes të deklaratave të tij ishte pasioni i tij për kuajt.