Një moment emocional dhe i sinqertë është ndarë nga Gjesti gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Kosova 3, ku ai tregoi për sfidat e mëdha që ka përjetuar në rrugën e tij drejt suksesit.
Gjesti rrëfeu se vendimi për t’u larguar nga vendlindja ishte i vështirë, por i domosdoshëm për të ndjekur ëndrrat e tij.
“Vendosa të largohem nga katuni tim, nuk i kam folur prindërve për dy vjet. Ika në Prishtinë, e kam shitur një telefon, për të arritur atë që dua. Babai nuk kishte mundësi të më ndihmojë, unë vendosa vet. Kam kaluar shumë gjëra, kam fjetur rrugëve, s’kam pasur as të ngrënë. Ka qenë shumë e vështirë,” u shpreh ai.
Përtej sfidave materiale, Gjesti foli edhe për një marrëdhënie të gjatë që kishte me një vajzë, duke pranuar gabimet e bëra gjatë asaj periudhe.
“Gjatë kohës sa kam qenë në Prishtinë, për të arritur suksesin tim, e kam takuar një vajzë. Kam qenë në lidhje 5 vjet. Nuk kemi pasur as rrymë, i kam bërë shumë gjëra të këqija asaj, nuk kam mundur ta kontrolloj veten. Aq shumë e kam dashur dhe ajo më ka dashur. Kam qenë në depresion të thellë, nuk kam pasur zgjidhje.”
Ai tregoi për sakrificat e bëra nga partnerja e tij dhe mbështetjen që i ka dhënë asaj periudhe të vështirë, duke pranuar se e ka tradhtuar dhe e ka lënduar.
“Një euro, dy euro, sa i kishim, ajo merrte nga familja e saj dhe m’i jepte mua. E kam lënduar shumë, e kam tradhtuar. Nëse kisha rilindur njëherë, kisha dashur me ia ditur vlerën njeriut që e kam dashur me gjithë shpirt dhe nuk e kisha bërë asnjëherë,” tha Gjesti.