“Kam dikë jashtë që po më pret”/ Gjesti i thotë të vërtetën Eglit, reagimi i saj i papritur: Sikur të kesh dhe fëmijë, nuk më…

Momenti më i komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania është përplasja mes Gjestit dhe Eglit, pas deklaratës së papritur të tij. Pas disa ditësh të kaluara mes momenteve të bukura e afrimitetit mes tyre, marrëdhënia e tyre u përball me një kthesë të madhe.

Gjithçka nisi pasi në shtëpi u transmetua një intervistë e ish-partneres së Gjestit, Xheneta Fetahu, gjë që ngjalli debate të forta mes çiftit. Situata u bë edhe më e tensionuar kur Gjesti ia tha hapur Eglit: “Kam dikë jashtë që po më pret.”

Reagimi i Eglit ishte i papritur, por ajo u tregua e qetë dhe deklaroi se, pavarësisht situatës, ajo beson ende te ndjenjat e Gjestit dhe sinqeriteti i tij: “Sikur të kesh dhe fëmijë jashtë, nuk më intereson. Unë e di që ti nuk ke luajtur me mua.”