“Kam 12 vite që e shaj”, Rama-Vrenozit: Pas 11 majit do të të vij në shtëpi me 5 trëndafila
Simpatizanti i famshëm demokrat Ilir Vrenozi tha përmes një videoje në rrjete sociale tha se është ftuar për një kafe nga kryeministri Edi Rama.
Pas deklaratës së tij, Rama tregoi përmes rubrikës “Sy m’Sy” bisedën me Vrenozin. Kreu i qeverisë tha se Vrenozi i ka thënë se edhe pse ka bindje të djathta, ai është një njeri i lirë dhe derën e shtëpisë nuk ja mbyll dot kryeministrit. Rama ka thënë se do ti shkojë në shtëpi me 5 trëndafila pas 11 majit, ndërsa e ka ftuar edhe në podcast pas zgjedhjeve për të bërë një analizë për to.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Saktë me një ndryshim, nuk thash po ti ishe ti nga ana e majtë, por po të isha unë nga ana e atyre që e kanë bërë atë palo listë, për mua asnjë në listën e Korçës nuk vlen sa ti, ti ke një gjë s’je çyryk. Nëse ata do të kishin aftësinë tënde kritike për partinë e tyre si ty, s’do ishin sot të zhytyr në llumrat e kënetës.
Ilir Vrenozi: Kam 12 vite që e shajë dhe kuptova këtë derisa trokiti në dritaren e Vrenozit, kjo tregon se ata kanë frikë dhe Vrenozi e refuzoi dhe e mbylli Rama. Imagjino tani të dilte me një status Edi Rama, në Korçë po pi kafe me Vrenozin.
Edi Rama: Unë sa e kam hapur me ty nuk e kam mbyllur, shyqyr që gjeta këtë linjë se dija që flisnin me ty këta. Ne 5-sa më ke mua pasi ta mbyll me ty, ata do të dalin si mos më keq nga kjo garë dhe do të vij në shtëpi me 5 trëndafila ma hap derën ose jo, atë e di ti.