Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin që parashikon faljen e Gjobave të papaguara në zonat rurale dhe qytet, pasi arritën një nivel shumë të lartë sidomos ato për ndërtimet pa leje.
Gjithashtu do të falen edhe penalitetet e vendosura ne kohën e pandemisë nga AKU, ISHSH dhe policia bashkiake. Në komision deputeti Braçe propozoi të falen edhe gjobat për banesat individuale.
Demokratët në komisionin e cilësuan nismën ligjore si elektorale dhe thanë se nisma është diskriminuese për disa kategori.
“Kjo është një masë elektorale po vijmë në zgjedhje dhe po nxitohet për të hedhur një karamele elektorale”.
“Projektligji për falje nuk duhet te jete diskriminues për kategoritë ne nevoje mund te shtojmë dhe disa nga kategoritë”.
Përgjigja erdhi vetë nga nismëtari i këtij projektligji, Erion Braçe.
Projektligji për faljen e gjobave synon të anulimin e të gjitha masave administrative të vendosura nga 1 janari i viti 2015 deri në nëntor të 2024 në zonat rurale.