Kaloi me not brigjet italiane drejt atyre shqiptare, Eva Buzo nderohet me medalje nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha

Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka pritur  në bashki avokaten Eva Buzo, notaren që theu rekordin e lundrimit nga brigjet italian drejt atyre shqiptare, medalje dhe Çertifikatën e vlerësimit për Eva Buzon.

Dredha propozon që shkëmbi ku Buzo preku tokën shqiptare në Karaburun të marrë emrin e Eva Buzos.  Ndërsa prezent dhe me kupën e federatës për Buzon, ka qenë edhe presidenti i federatës së notit Agim Çiraku.

Një rekord i paimagjinueshëm nga një “përbindësh” si Eva thotë Çiraku.  Eva Buzo në tentativën e dytë pas asaj të vitit të kaluar ka përshkuar me not itinerarin San Focca-otranto- Karaburun. Një udhëtim që zgjati 34 orë dhe u shoqërua nga trajnerë dhe vëzhgues shqiptar e australian.

Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj prej 35 oresh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Distanca e Kanalit të Otrantos është pak më shumë se 90 kilometra. Buzo, që jeton në Australi, nuk ia doli në qershor të vitit të kaluar, duke ndërprerë notimin pas 70 kilometrave për shkak të djegies së kandilave të detit, dhe kushteve të vështira atmosferike. Ajo e nisi notimin në orën 18:00 të së shtunës. Në këtë sfidë ndryshe nga e para, Eva Buzo është shoqëruar nga roje bregdetare, por edhe dy mjete te tjera lundruese.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare pasi vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve, sot e përfundoi rrugëtimin e saj me sukses, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike. Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.