Kallëzimi i dytë per 21 janarin, zbulohet letra që kreu i SPAK u dërgon familjarëve
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) njofton ka shpallur ditën e sotme moskompetencën për kallëzimin e dytë të depozituar nga familjarët e viktimave të 21 janarit, duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës.
Ndërkohë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u ka dërguar letër familjarëve ku u shpjegon edhe arsyet.
Kujtojmë se Familjarët e 4 viktimave të “21 janarit” dorëzuan disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim të ri në lidhje me vrasjen në bulevard të familjarëve të tyre.
Ndërkaq, lidhur me audio-regjistrimin e ri, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej katër viktimave, ka deklaruar që atë mund t’ia vërë në dispozicion vetëm SPAK-ut.