Kallashnikovë dhe municion luftarak, arrestohet 59-vjeçari në Mat
Policia e Matit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start”, duke sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe qindra fishekë luftarak. Në kuadër të këtij operacioni, është vënë në pranga një 59-vjeçar nga fshati Burgajet.
Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Rr. M., ku u gjetën dhe sekuestruan:
•Një armë zjarri kallashnikov
•813 copë municioni luftarak
59-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Matit vijon angazhimin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, duke garantuar sigurinë për qytetarët.