Kadastra në punë pa pagesë në fundjavë, Institucioni i Drejtoreshë Goxhobellit “ngërçi” i halleve të qytetarëve (FOTO)

Shumë prej ne, qytetarë të thjeshtë të këtij vendi tentojmë punën e shtetit si opsion për “lek” qyl.

Përpos punës të sigurtë, të paktën për 4 vite, na intrigon edhe fakti që shteti të jep “luksin’ e pushimit dy ditor në fundjavë. Fakt që në Kadastër duket se nuk po zbatohet.

Të paktën këtë të shtunë të 19 tetorit, një pjesë e strukturave ishte në punë. Urdhër i prerë nga Drejtoresha e Përgjithshme, Lorena Goxhobelli.

Një vendim absurd pasi dyshohet se kjo ndodh prej kohësh, por duket se në Kadastër duan medoemos të zgjidhen hallet e popullit me pronat.

Vendim i mirë dhe për qytetarët “hallexhinj” në dyert e Kadastrastës.

Më në fund mund të kenë zgjidhje, edhe pse në fakt, ky institucion që duhet të zgjidh çështje ka shtuar më shumë konflikte me zvarritjen e tyre.