“Ka tentuar të më përdhunojë kur isha 4 vjeçe”, deklarata e bujshme e banores së Big Brother Vip

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” u zhvillua një lojë e veçantë, ku banorët duhej të tregonin një gënjeshtër dhe dy të vërteta.

Gjatë kësaj loje, Livia ka bërë një deklaratë që i ka tronditur të gjithë. Banorja ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur kur ishte vetëm 4 vjeç, ku një person i afërt i familjes e ka tentuar ta përdhunojë atë.

Livia tregon se e mbyllte shpesh në dhomë me pretekstin se po i tregonte një përrallë dhe është përpjekur ta prekë dhe puthë në mënyra të papërshtatshme.

Livia ka shpjeguar se atëherë, si fëmijë, nuk e kishte kuptuar plotësisht atë që po ndodhte, por shumë vite më vonë, pasi dëgjoi një histori të ngjashme, kujtimet e ngjarjes iu rikthyen dhe ishte prekur emocionalisht, duke shpërthyer në lot.