“Ka shije dashurie”/ Mediat botërore promovojnë qumështin e gomaricës nga jugu i Shqipërisë

“Qumështi i gomaricës ka shije dashurie,” thotë fermerja gjirokastrite Fatiko Basha për rrjetin AFP, teksa bashkë me të tjerë në zonë thonë se mezi përballojnë rritjen e kërkesës, si për qumështin e gomaricës dhe djathin e tij.

Bashkëshorti i saj Veiz e përshkruan qumështin si flori i bardhë, i cili përdoret si në ushqim dhe në kozmetikë.

Çifti përdorin tashmë qumështin e gomaricës për të bërë djathtë, gjizë dhe hirrë, por duhet të blejnë qumësht edhe nga fermerët fqinjë për të përballuar kërkesën.

Por megjithëse dikush thotë se këto janë legjenda, Fatiko insiston se produkti i saj “shëron fëmijët nga i ftohti dhe është një kurë natyrale për problemet e rrugëve respiratore, alergjitë dhe forcon sistemin imunitar”.

Ajo shihet që pastron sisët e një nëne gomaricë dhe e përkëdhel për të tentuar te nxjerrë qumështin, ndërsa këlyshi i saj Xhoia që duhet të merrte qumështin e shikon me habi.

Fermerët thonë se që të marrësh qumesht nga gomarica duhet shumë dashuri, ndërsa cikli i prodhimit të qumështit të nënave nis kur këlyshi i tyre është rreth tre muajsh.

Dyshja Basha thonë se qumështi i gomaricës u bë i njohur gjatë sëmundjes Covid, dhe ata vendosën të sillnin gomerët në fermë, dhe më pas të shisnin në Shqipëri, Maqedoni e malin e Zi.

Ata kanë tani 30 gomarica e katër meshkuj që ushqehen në kullotat e rrëzë-maleve të Gjirokstrës.

Nga një gomaricë pritet vetëm gjysmë litër qumësht në ditë por më pas ‘floriri i bardhë’ shitet për 50 deri në 60 euro litri, ndërsa djathi me shume se 1000 euro kilogrami.

“Kemi dhe kërkesa për djathë gomarice, që është i vështirë për t’u përgatitur”, thotë bija e çiftit Xhiko Basha, e cila përgatit djathë gomarice për një restorant vendas në shtëpinë e saj pranë fshatit Lazarat, shkruan mes te tjerash rrjeti AFP.