“Ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime”, Meta flet për divorcin me Kryemadhin: U kërkoj ndjesë fëmijëve të mi, marrëdhënia jonë u kris pas …

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur një fjalim për mediat nga selia e PL-së ku foli për divorcin e tij me Monika Kryemadhin.

Meta tha se qëndrimet e Kryemadhit kanë dëmtuar kauzat e Partisë së Lirisë. Ai tha se e ka marrë këtë vendim, për t’i shkuar deri në fund betejës me mafien ndërkombëtare dhe mercenarëve vendas.

Ilir Meta:
Ju jeni njohur me vendimin tim për divorcin, është motivuar nga papajtueshme në raport me të ardhmen e Shqipërisë. Qëndrimet e saj janë të kundërta në raport me linjën e parties dhe kanë shkaktuar probleme të shumta. Nuk po ndahem me një grua për grua tjetër, por për të përmbushur kauzat që kam. Iu kërkoj ndjesë tre fëmijëve të mrekullueshëm dhe prindërve të mi. E mora këtë vendim që t’i shkoj deri në fund betejës me mafien. Interesi kombëtar ka mbizotëruar tek politikat e mia. E gjithë jeta ime politike i është kushtuar integrimit europian të Shqipërisë. Iu jam kushtuar idealeve të popullit të 2 marsit, ne do të luftojmë këtë betejë ndaj mafies ndërkombëtare dhe mercenarëve vendas.