Detaje të reja në dosjen e përplasjes mes dy fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.
Në një prej telefonatave të përgjuara dhe zbardhura nga SPAK, është edhe kjo bisedë e zhvilluar mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit.
Në këtë bisedë, Behari i bën të ditur Ibrahimit se ish-shoku i tij, Astmer Bilali, gjatë kohës që dhunonte një person të njohur me pseudonimin “profe” (Agim Fermaca), shante me fjalë shumë të rënda në drejtim të dikujt, që sipas Beharit, adresoheshin në adresë të Sokol Licit dhe fisit të tij.
PJESË NGA BISEDA:
Behari: E pyeta a të ka hup noj rikë. Po më tha, para nja katër vjetësh.
Ibrahimi: Po bravo, njashtu ka qenë.
Behari: Po jo në shtëpi time, po diku tjetër.
Ibrahimi: Po ta tijat ç’a di unë ka kapërcy një mur të lartë. Dyshonte te Sidriti, jo te Astmeri. A e fute vlla lomshin, se lomshe dojna. Mos e ça kryt, se lomshe dona.
Behari: Jo, jo.
Ibrahimi: Po është gjë e vogël kjo, se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika.
Behari: Për kryt e nanës nuk kam punë lomshi.
Ibrahimi: Kanë interesa, nuk prishen për dy rika. I kanë dhënë informacione njëri-tjetrit. Kur shkojnë njerëzit te prifti, rrëfehen mëkatet. E di kumara ku pikon çatia. I njeh kumara çarangat e mushkonjat, i njoh mirë.
Behari: Kurse shoku yt ka qenë gjarpër uji, është ba gjarpër toke.
Ibrahimi: (qesh) A e di çfarë ka qenë ai. Unë e kam dasht fort prap.
Behari: Ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke. I është forcu helmi.
Ibrahimi: Gjarpër e kam bërë unë, mor kumar. Ai kurrë s’mund me kafshuar mu. Është shumë i vogël.
Vijon…