“Ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë“, Berisha: Ja pse Rama do rrafshojë banesat mbi 50-vjeçare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për rivlerësimin e ndërtesave mbi 50-vjeçare,
Sipas Berishë s kryeministri Rama po synon që të prishë mbi 96 mijë banesa në kryeqytet.
‘Jemi para një regjimi, për të cilin nuk ka më interesa qytetare por vetëm për pasurimin e tij dhe të klaneve. Vetëm dje, Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë.
Ka qëllim të vendosë qytetin, troje dhe banesa në dispozicion të klaneve të drogës, të oligarkëve të tij. Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit, tërësisht të pasurimjit të klikës së tij, tani nuk i durohet më.
Nuk pret më. Tani autorizoi veten për të prishur çdo pallat dhe banesë të cilën ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në ato troje..’- u shpreh Berisha.