Ka probleme me kujtesën, familjarët bëjnë apel për gjetjen e 80-vjeçarit
Një familje nga Tirana ka humbur kontaktet me familjarin e saj dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.
80 vjeçari është zhdukur në zonën e kryqëzimit të 21-shit, pranë Spitalit Gjerman, dhe që prej asaj kohe nuk është parë më.
Ai quhet Mersin dhe sipas familjarëve, vuan nga probleme të theksuara me kujtesën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Na ka humbur gjyshi ynë, rreth moshës 80 vjeç. Ai nuk mban mend asgjë, vuan nga probleme me kujtesën dhe ka një plagë të dukshme në hundë.
Nëse e shihni diku, ju lutemi kontaktoni menjëherë në këtë numër telefoni: 0683511450
Çdo informacion mund të jetë vendimtar për ta gjetur sa më shpejt dhe në siguri!