“Ka dhimbje në zemër”, babai i Luisit zbulon gjendjen e djalit dhe nëse ka negociata me familjen e autorit: S’kanë kërkuar falje

Luis Meçe u largua drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Djali që mbeti i plagosur pas sherrit ku humbi jetën Martin Cani dhe babai i tij rrëfyen situatën për Top Channel nga Rinasi.

Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Bari, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh.