“Ka dalë bufi e thotë 7 herë 7 bëjnë 6 milionë”/ Rama nga Burreli për kontratën e lobimit të PD: Kjo është një dardhë me bisht shumë të gjatë!
- 2 May, 2025


Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Burreli kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, duke e cilësuar një aferë me shumë pikëpyetje.
Ai ironizoi me deklaratat e Sali Berishës, ndërsa theksoi se historia e 6 milionë eurove ka “një bisht shumë të gjatë”.
Edi Rama: Ka dalë bufi 7 herë 7 bëjnë 6 milionë. Thotë kaq bëjnë, por nuk janë të miat. Thotë se janë ca patriotë që nuk i njoh, të hedhin 6 milionë, por garant duan PD-në. Është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë, që do të dalë mbrapa.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ