Juventusi i falet penalltive për të thyer Milanin

Emocione, katër gola dhe fitues i vendosur nga pika e bardhë e penalltisë. Juventus dhe Milan dhuruan spektakël në duelin e luajtur në ‘Carson’, me dy skuadrat italiane që barazuan 2-2 në kohën e rregullt. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh. Tjav kaloi në epërsi Milanin në minutën e 23-të.

Por avantazhi nuk zgjati shumë, teksa Danilo vendosi ekuilibrat. Milan mori sërish komandën në fushën e lojës, pas një goli të bukur të Zhiru nga fare pranë portës.

Francezi ishte edhe protagonist negativ, pasi ishte ai që devijoi topin tek goli i barazimit 2-2 të bardhezinjtë. Realizim që dërgoi sfidën në penallti.

Milan gaboi tre prej goditjeve nga 11 metërshi, ndërsa Juventus ishte më e saktë për të triumfuar 6-5 nga pika e penalltisë. Triumf morali, me Juventusin që sfidon Real Madrid ndërsa Milan luan miqësoren përballë Barcelonës.