Juventus merr vendimin drastik, letër Real Madrid e Barcelonës

Pas shumë përplasjesh në vitet e fundit duket se Juventus ka vendosur të bëj armëpushim me UEFA-n. Torinezët janë tërhequr nga ideja për të krijuar Superligën Europiane, duke u shkëputur në këtë mënyrë nga turneun që mendohej për tu krijuar mes ekipeve më të mira të kontinentit të vjetër.

Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, bardhezinjtë i kanë dërguar letër zyrtare dy gjigantëve të La Liga, Barcelonës dhe Real Madrid për t’i komunikuar procedurat për tu larguar nga projekti. Juventus ishte një nga klubet më aktivë që i dha jetë idesë që tërboi UEFA-n dhe tërheqja duket se ka lidhje me një përjashtim të mundshëm nga Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Drejtori i përgjithshëm i klubit torinez, Maurizio Scanavino pohon se UEFA kërcënon klubin me pezullim nga garat Europiane për pesë vite për shkak të rasteve të përfshira në sezonet e fundit.

Dalja e skuadrës italiane nga projekti do të zgjas për disa javë, gjithsesi, UEFA mund të bëj prapakthehu dhe të mos e dënojë Juventusin  me pjesëmarrjen në kompeticionet e saj. Kështu, torinezët mund të lihen të lirë për të marrë pjesë në grupet e Conference League sezonin e ardhshëm.