Juventus i beson të rinjve, mbi 5000 minuta në dy sezonet e Massimiliano Allegrit

Juventus duket se po fokusohet te futbollistët e rinj.

Pas shpenzimeve të shumta në merkatot e shkuara, torinezët tani kanë hedhur vështrimin nga akademia dhe ekipet zinxhir, aty ku janë formuar lojtarë që kanë shkruajtur historinë.

Në 100 ndeshje të Juventusit deri më tani në dy sezonet e fundit, praktikisht 9000 minuta për çdo futbollistë. Në këtë periudhë lojtarët me moshën më të ulët se 23-vjeç kanë luajtur së bashku gjithsej 5.273 minuta.

Kohë e cila është plotësuar nga 12 lojtarë që kanë gjetur hapësirë në ekipin e parë këtë sezon, ku bien në sy, Fagioli dhe Miretti. Ky i fundit ka qënë shpesh pjesë e skuadrës së Allegrit, me teknikun që disa herë ka vendosur ta hedh në fushë edhe nga minuta e parë. Soule është një tjetër zbulim i këtij sezoni për skuadrën bardhezi.

Allegri dhe stafi i tij e kanë përdorur në duele vendimtare si ndaj Interit ashtu edhe Napolit, teksa në total ka luajtur rreth 606 minuta. Cilësitë e futbollistit kanë bërë diferencën, duke pësuar sigurisht rritje në këtë fazë të sezonit.

Aktivizimi i të rinjve e shndërron Juventusin në skuadrën që i beson më shumë kësaj grupmoshe. Në duelin e fundit ndaj Bolonjës u hodhën në fushë 4 prej tyre, por vetëm Fagioli e nisi nga minuta e parë.