“Juristja e re e familjes Manja”/ Dedikimi i veçantë i ministrit Ulsi Manja për vajzën e diplomuar

Një emocion i veçantë e ka përshkuar ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Vajza e tij, Sonora, është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, duke kurorëzuar pesë vite studimi me përkushtim, sakrifica dhe punë të palodhur.

Përmes një postimi të në rrjetet sociale, Manja ka ndarë me ndjekësit e tij krenarinë e një babai, i cili sot nuk sheh vetëm vajzën e tij, por edhe një juriste të re që ka ndjekur rrugën e tij, jo për të kopjuar, por për të ndërtuar me forcat dhe vullnetin e saj një identitet profesional të pavarur.

“Ti sot je juriste, kolege e imja,” shkruan ai me emocion, duke kujtuar sfidat që Sonora përjetoi që në fillim të këtij rrugëtimi, në shtatorin e vitit 2020, në një botë të mbyllur nga pandemia. Pavarësisht pengesave dhe paragjykimeve që mund të vijnë nga mbiemri i një personi publik, Sonora zgjodhi rrugën e përulësisë dhe punës së heshtur – “pa bujë, me kokën ulur mbi libra”.

Në postim nuk mungojnë edhe kujtimet prindërore për ditën e parë të universitetit.

“Tani fillon gjithçka nga e para, bija ime. Lexoji prapë të gjitha librat dhe leksionet – jo më si studente, por si juriste. Dija do të jetë arma jote më e fortë. Mos u ndal kurrë.”

Dedikim për Sonorën, juristen e re të familjes sonë

Sot është një nga ato ditë që si prind nuk e harroj dot lehtë. Sot,…

Posted by Ulsi Manja on Wednesday, July 16, 2025