Jurgis Çyrbja del nga SPAK/ I shmanget pyetjes së gazetarëve: Pyesni Prokurorinë e Posaçme për informacione

Deputeti Jurgis Çyrbja i cili dorëzoi mandatin ditën e djeshme mandatin, është thirrur sërish sot sërish në SPAK ku ka qëndruar për pak minuta. Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi dha dëshmin e tij për rreth 35 minuta.Çyrbja është paraqitur edhe më datën 8 tetor në Strukturën e Posaçme, ku ishte në godinën e SPAK për rreth pesë orë.

Ende nuk dihet arsyeja që çoi në marrjen e vendimit për të dorëzuar mandatin. Kujtojmë se për Cyrbjan është bërë kallëzim për shpërdorim detyre nga PD për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.