“Jua shpërblefsha me pasaportën europiane” – Rama publikon foton e një familjeje emigrantësh që voton nga diaspora: Sa prekëse dhe frymëzuese!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nisjes së votimit nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit, duke ndarë në rrjetet sociale një foto të një familjeje shqiptare që voton nga një vend i Bashkimit Europian. Në postimin e tij, Rama e cilëson imazhin si “prekës dhe frymëzues” dhe premton se përkushtimi i tyre do të shpërblehet me pasaportën europiane.
“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030. Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës,” shkruan Rama në postim.
Procesi i votimit nga diaspora ka nisur që prej ditës së djeshme dhe për herë të parë emigrantët shqiptarë kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në distancë përmes një sistemi elektronik.