“Ju pritët shumë derisa firmosa me motrën time në Romë”/ Rama: Italia firmosi dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve
Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Milano se qeveria italiane ka firmosur tre ditë më parë dokumentin e fundit që zyrtarizon njohjen e pensioneve për emigrantët shqiptarë.
Edi Rama: Me hyrjen në BE, mundësitë tona do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por me hyrjen në BE gjithsecili do të marrë pasaportën europiane. Pasaporta europiane nuk është document udhëtimi, është një status qytetarie. Ne si banor të vjetër kemi hëngër dynjanë për të bërirtur deri këtu, do na japë mundësi që me atë pasaportë të kemi bara me cdo Italian e këdo tjetër.
Ne bëmë, një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane ti njihte pensionet tuaja. Dhe ju pritët dhe edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët derisa miratuan ligjin dhe vetëm përpara 3 ditësh është firmosur dhe dokumenti I fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE, ju s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohje nga qeveria italiane.