“Ju lutem, jam me gruan në shtëpi…”/ Olsi Bylyku mesazh ndjekësve: Mos më çoni më video të Eglit

Aktori i njohur Olsi Bylyku ka reaguar së fundmi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar ndjekësve të tij që ende e lidhin me të shkuarën. Pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e tij me këngëtaren Egli Tako, shumë ndjekës vazhdojnë t’i dërgojnë video të saj, sidomos tani që ajo është pjesë e “Big Brother VIP”.

Egli është komentuar së fundmi për marrëdhënien e saj me Gjestin brenda shtëpisë së BBVIP dhe ka përmendur herë pas here kohën e kaluar me Olsin, gjë që ka rikthyer vëmendjen e publikut te lidhja e tyre e dikurshme. Kjo ka shkaktuar shqetësim te aktori, i cili tani është në një marrëdhënie me gazetaren Denada Lura.

Me nota humori, por edhe seriozitet, Olsi kërkoi nga ndjekësit të ndalin së dërguari materiale që lidhen me ish-partneren e tij: Tani u bëra si ai muhabeti ‘do duroj, do duroj, do duroj. Ju lutem, o ndjekës, mos m’i çoni më këto video çfarë po ndodh rreth e rrotull. Jam me gruan në shtëpi. Do i shohë ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherrin në shtëpi. Aman!”

Me këtë mesazh, Olsi Bylyku ka bërë të qartë se dëshiron të lërë pas të shkuarën dhe të fokusohet te jeta e tij e re dhe marrëdhënia aktuale, duke u distancuar nga thashethemet që lidhen me pjesëmarrjen e Eglit në “Big Brother VIP”.