“Ju ka bërë Luli analfabetë”/ Rama-kritikëve: Numërojini mirë ministrat, s’janë të gjithë në burg! Sa të jetë PS, drejtësia…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke theksuar se Partia Socialiste ka qenë e vetmja forcë që ka garantuar pavarësinë e drejtësisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku foli edhe rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, Rama tha se prokurorët dhe gjykatësit do të jenë të pavarur për sa kohë PS është në pushtet.
“Kjo parti nuk merr rolin e gjykatës, as të prokurorisë. Sa të jetë kjo parti gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre të pavarur. Por ne nuk jemi shurdh memecë e thashë edhe njëherë, i kemi vënë në dispozicion trupin tonë, organizmin e PS sallës së operacioneve kundër korrupsionit, të vazhdojnë nuk ka probleme”. u shpreh Rama.
“Atyre që thonë ia futën të gjithë ministrat në burg i them numërojeni mirë se jeni të gjithë… ju ka bërë të gjithë Luli analfabet aritmetik. 12 vjet në qeveri, 60 e ca ministra, 2 janë nga mandati i parë të dënuar, një tjetër është akoma në paraburgim, pa gjyq, por është i fajshëm apo i pafajshëm e vendos gjykata dhe një tjetër është në arrati. Mund të ishin edhe të tjerë, por gjithçka që ndodh është vepër e kësaj force këtu. Nëse sot ka një luftë frontale për të forcuar drejtësinë për ta bërë të pavarur dhe evropiane dhe nëse sot erdhi dita të na tregojnë në se ca është drejtësia e pavarur, kjo është vepra jone”, tha kryeministri.
View this post on Instagram