“Ju jeni shkarkuar”, katër goditjet e para të Trump
Presidenti Donald Trump tha sot se ekipi i tij është në procesin e shkarkimit të më shumë se 1,000 personave të emëruar nga administrata e ish-presidentit Joe Biden.
Ka njoftuar tashmë katër pushime nga puna në mesazhin e tij të parë që nga inaugurimi, të cilin ai e postoi vetë.
Mes të pushuarve janë kuzhinieri i famshëm Jose Andres, gjenerali në pension Mark Milley dhe Brian Hook i Qendrës Wilson për Studime Ndërkombëtare.
“Zyra ime po punon për të identifikuar dhe shkarkuar më shumë se një mijë të emëruar nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, shkruan Trump në rrjetet sociale.