“Ju e drejtoni Kosovën”, Haradinaj: Deri tani ka një dalje të respektueshme të votuesve në zgjedhje
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj ka ftuar sërish qytetarët që të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Në konferencën për shtyp, Haradinaj tha se deri tani ka një dalje të respektueshme të votuesve, ndërsa shtoi se organizimi i zgjedhjeve është në nivel të lartë.
“Është dita më e rëndësishme për katër vitet që po vijnë. Sot me votë vendosi ju për Kosovën dhe duke qenë se të gjitha kushtet janë si duhet, moti është i mirë, ditë me diell dhe aspekti organizativ është në nivel….Ju bëj thirrje dilni me votu, ka një dalje të respektueshme por ju bëj thirrje të gjithëve dilni me votu se kjo është dita juaj, vendimi i juaj për Kosovën. Kjo jo vetëm për përfaqësuesit e juaj në parlament, por edhe për ata që do të jenë në qeverinë e ardhshme. Me votën tuaj ju e drejtoni Kosovën”, tha Haradinaj.