Jozi tenton të puthë me forcë Loredanën në “BBVA4”, veprimi i tij ngjall reagime

Një moment i diskutueshëm ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, gjatë një loje ku banorët duhet të puthnin njëri-tjetrin kur muzika fillonte.

Gjatë kësaj loje, Jozi u përfshi në një situatë të pakëndshme duke tentuar të puthë Loredanën kundër dëshirës së saj. Veprimi i tij ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar si të papranueshëm dhe jashtë etike.

Loredana duket se refuzoi qartë veprimin, ndërsa Jozi vijoi lojën me një qasje që për shumë njerëz është interpretuar si mungesë respekti. Në rrjetet sociale ka pasur një lum kritikash për këtë moment, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga ana e banorëve të shtëpisë së famshme.